Shihej si një nga talentet më premtues disa vite më parë, Atletiko e Madridit fillon bisedimet me mbrojtësin e Arsenalit

Atletiko e Madridit duket se po fillon të bëhet aktive këtë merkato. Pas afrimit të Aksel Vitsel, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, tashmë “Los Colchoneros” kanë hyrë dhe në bisedime me mbrojtësin e Arsenalit, Hektor Belerin.

hektor belerin

Mbrojtësi që ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe disa vite më parë shikohej si një nga talentet më premtues, ku dhe shumë klube të mëdha kërkonin shërbimet e tij, duket se ka humbur të gjithë shkëlqimin e dikurshëm, me sezonin e kaluar që luajti i huazuar te Real Betis.

Siç bëjnë me dije në Spanjë, Atletiko ka nisur nga negociatat me 27-vjeçarin, i cili nuk është më në planet e teknikut Mikel Arteta.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×