FOTOT/ Dua Lipa vijon me turneun ‘Future Nostalgia’, këngëtarja i vë ‘flakën’ Australisë

dua-4

Pas një shkëputje për t’u relaksuar nga truneu i gjatë i ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa la startuar sërish me koncertet dhe së fundmi këngëtarja ka dhuruar një super shfaqje në Sydney, Australi.

Këngëtarja, e cila u ngjit në skenën në Qudos Bank Arena, rrëmbeu vëmendjen me një kostum të  ngjitur mbas trupit ngjyrë blu.

Për koncertin e së martës, krijuesja e hitit ‘Physical’ kombinoi kostumin e saj me një palë doreza të gjata me të njëjtën ngjyrë dhe i kombinoi me një palë çizme me takë.

Ajo përformoi së bashku me trupën e saj të balerinëve të cilët ishin veshur me kostume ngjyrë rozë. Ylli mahniti një publik të tërë me talentin e saj.

Turneu Future Nostalgia i Dua-s filloi në shkurt në Miami, Florida pasi u shty tre herë për shkak të pandemisë. Albumi i saj i dytë në studio Future Nostalgia u publikua në Mars 2020 dhe fitoi tre çmime Grammy.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×