PSG-ja tani është gati për të nisur nga puna. Dje në radhët e kampionëve të Francës ka ndodhur lëvizja që të gjithë prisnin, duke u vënë piketat e parë lidhur me sezonin e ri 2022-2023. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Mauricio Poçetino është larguar nga detyra dhe në vend të tij është zyrtarizuar Kristof Galtier.

Trajneri që la Nisën për t’u akomoduar “poshtë kullës Eifel”, e ka marrë me shumë seriozitet dhe ide të qarta detyrën e re, madje duket sikur është pikërisht ai edhe shtysa pse PSG-ja po këmbëngul kaq shumë për mbrojtësin e Interit, Milan Shkriniar, siç e saktëson edhe në konferencën e prezantimit të tij:
“Ideja ime e futbollit është ajo që të luajmë në sulm, por me një mbrojtje solide me 3 lojtarë dhe e tillë do të jetë edhe ajo në Paris. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe ajo që unë pres nga lojtarët e mi është intensitet loje, ritëm, rikuperim i shpejtë topi kur e humbim. Nuk i kam takuar ende futbollistët e mi, por kam folur hapur me drejtuesit dhe ata i dinë të gjithë idetë dhe kërkesat e mia. Nuk u ndodh të gjithëve që të kenë në dispozicion një grup si ky te PSG-ja, prandaj tani është radha ime që t’i vë futbollistët në pozitat më të mira, – vazhdon Galtier, i cili lidhur me disa prej temave më të nxehta në skuadër nënvizon.
– Donaruma dhe Navas janë në luftë? Do të flas me të dy portierët dhe që në fillim do të caktoj se kush është numri 1 dhe numri 2. Por kjo nuk do të thotë që numri 2 nuk mund të bëhet numri 1.
Nejmar në ikje? Fillimisht dua të them se jam shumë i lumtur që Mbape qëndroi, ndërsa për sa i përket pyetjes suaj, më thoni: kush është ai që nuk do të donte Nejmarin në skuadrën e tij?! Është një çmenduri të vësh në dyshim Nejmarin, madje e di që tani edhe se si do ta përdor”, u shpreh Galtier, i cili ka firmosur deri më 30 qershor 2024 me PSG-në.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then