“Minoriteti maqedonas, pasuri për Shqipërinë”, Tedi Blushi: Vuajnë pasojat e keqqeverisjes së Ramës, të ndalim shpopullimin e Pustecit

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka zhvilluar sot një takim me Pandi Janin, përfaqësues i kësaj partie në Bashkinë Pustecit.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se në takim është biseduar për masat e nevojshme me qëllim ndaljen e shpopullimit të kësaj zone.

Postimi i plotë:

Minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë. Partia e Lirisë do t’i kushtojë gjithmonë një vëmendje të veçantë, sepse si të gjithë qytetarët e Republikës edhe anëtarët e këtij minoriteti vuajnë pasojat e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës. Me Pandi Janin, një prej të rinjve më energjikë të Partisë së Lirisë, për të ndarë ide të vyera për rikthimin e shkëlqimit dhe begatisë Bashkisë së Pustecit, për të ndalur shpopullimin e kësaj zone nga të rinjtë, për të ruajtur dhe promovuar bashkëjetesën, vlerat dhe traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×