“Bashkëfshatarëve u çon taksidarët”, Salianji: Më shpejt te qytetarët shkojnë policët dhe ndërtimorët e Ramës se ustallarët

Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksionin më të fundi të qeverisë Rama sa i takon shembjes së shtesave pa leje.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se Rama iu çon taksidarët për t’ju marrë ryshfet bashkëfshatarëve të tij, ndërsa legalizon oligarkët.

REAGIMI I SALIANJIT
Burg për qytetarët, legalizim për oligarkët!
Bashkëfshatartëve të tij ashtu si dhe çdo qytetari në Republikë Edi Rama i ka derguar taksidarër për t’iu marrë ryshfet në çdo rast, qoftë kur kanë ndërruar çatinë, kur suvatojnë shtëpitë, rregullojnë oborret, apo kur riparojnë stallat. Policët dhe ndërtimorët e Ramës shkojnë tek qytetarët më shpejt se ustallarët që do bëjnë ndërtimet ndërkohë që pallatet e oligarkëve kanë mbirë kudo pa leje, në zonat më të lakmuara të Shqipërisë! Nëse nuk paguajnë qytetarët përballen me prishjen e ndërtimeve dhe me gjobë ndërkohë që oligarkët me përkedhelje, opsione dhe legalizim!
Mijëra qytetarë ankohen për këtë sistem, mijëra të tjerë kanë përfunuar në burgje dhe janë përballur me prokuroritë dhe gjykatat!
Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin 2021, 1757 qytetarë janë proceduar penalisht për këtë vepër duke rriskuar burgun! 8383 qytetarë janë përballur ne prokurori dhe gjykata gjatë mandatit të fundit të Ramës, mijêra qytetarë të tjerë janë detyruar për ryshfet!
Po oligarkët e qeverisë pse nuk janë proçeduar? A është qartësisht legalizim i pallateve dhe kateve pa leje aksioni i tanishëm i qeverisë me kohë të pjesshme?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×