PS doli kundër ndryshimit të hartës territoriale, PD: Rama kërkon rezultat në tavolinë, do thërrasim referendum

Dhurata Cupi

Partia Demokratike reagoi sot pas qëndrimit të socialistëve për të mos prekur hartën territoriale e për rrjedhojë numrin e bashkive që aktualisht është 61.

Bashkëkryetarja demokrate e komisionit të posaçëm të reformës territoriale, Dhurata Çupi tha se kjo është tallje me Parlamentin dhe partnerët që u angazhuan në një diskutim për ndryshimin e hartës territoriale.

Statusi i Çupit

Èshtë tallje me qytetarët që duan ndryshim tê hartës.

Është tallje me partnerët që u angazhuan nê proçes.

Ështe tallje me parlamentin.

Ështe shpërdorim i taksave të qytetarëve, për njê proçes të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.

Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vertete elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bêre në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgedhor.

Edi Rama ka frikë nga vota.

Përgjigja e qytetarêve do të jetë referendumi. Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×