“Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939!”, Princi Leka Zogu publikon dokumentin: U grabit nga ushtria gjermane, çfarë ndodhi më pas

Capture

Ajo se çfarë ka ndodhur me arin e shtetit shqiptar në kohën vendi u pushtua nga Gjermania fashiste, ka nxitur gjithmonë debat.

Princi Leka Zogu ka publikuar sot në Facebook një dokument i cili hedh dritë mbi ngjarjen, duke shpjeguar se ajo që pretendohej gjatë regjimit komunist se sasia e arit u vodh nga mbreti Ahmet Zogu në kohën e largimit nga Shqipëria, nuk është e vërtetë.

Në dokument, i cili mban titulli “Shënim mbi arin e rezervës së monedhës shqiptare” shpjegohet se sasia e floririt është marra nga pushtuesi gjerman.

Dokumenti është shpërndarë fillimisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

“Si sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë.

Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×