Arsenali duket se një pjesë të merkatos së klubit e ka përqendruar te rivalët e Mançester Sitit ku pas transferimit të Gabriel Zhezus, londinezët janë gjithashtu pranë arritjes së akordit për Zinçenkon.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka planifikuar ti besojë vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes 25-vjeçarit ukrainas.
Klubet janë pranë finalizimit të marrëveshjes, me Zinçenkon që e ka gjetur prej kohësh akordin personal me Arsenalin.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…