Pasi nuk kaloi dot vizitat mjekësore me Klub Bruzhin, kampionët e Belgjikës kanë hequr dorë përfundimisht nga shërbimet e sulmuesit të Kosovës, siç raporton prestigjiozja italiane “Corrierie dello Sport”.
Gjithashtu ajo thekson se për të është ndezur derbi i Stambollit midis Gallatasarait dhe Fenerbahçes për të transferuar 28-vjeçarin. Të dyja klubet turke kanë shfaqur sërish interes, pasi kanë zbuluar se Bruzhi është tërhequr përfundimisht nga ai.
Gjithashtu për të ka shfaqur interes dhe Majorka, e cila ka dërguar dhe ofertën e parë zyrtare në zyrat e Lacios. Klubi spanjoll, i cili e mbajti të huazuar për gjysmën e dytë të sezonit, tashmë kërkon që ta blejë përfundimisht atë, duke ofruar 7-8 milionë euro.
Por për Lotiton kjo shumë nuk mjafton, i cili nuk e largon Muriqin për më pak se 11 milionë euro.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…