Kristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes këtë merkato. Portugezi kërkon me ngul të largohet nga Mançester Junajtid dhe agjenti i tij, Horge Mendesh prej kohësh është vënë në kërkim për një klub të ri.
Një nga alternativat kryesore ishte Çelsi. Presidenti i ri i “Bluve”, Tod Boehli dhe agjenti i 37-vjeçarit u takuan disa javë më parë për të diskutuar për një transferim të mundshëm të tij në “Stamford Bridge”.
Gjithsesi mediat angleze theksonin se trajneri gjerman i Çelsit, Tomas Tuhel, nuk e kërkonte këtë transferim, pasi ai kishte synime të tjera në merkato.
Duket se tashmë është marrë një vendim përfundimtar nga ana e gjermanit dhe siç bëhet me dije nga mediat angleze, Tuhel ka vendosur që Çelsi mos ta blejë Ronaldon këtë verë. Edhe pse Lukaku u largua, gjermani sërish thekson se nuk ka nevojë për një sulmues dhe kërkon që të përqendrohet vetëm te mbrojtja.
Sërish kjo gjë nuk do të thotë që “Blutë” kanë hequr dorë përfundimisht nga ylli portugez, pasi Boehli është një fans i madh i tij dhe mund ta bëjë Tuhelin të ndryshojë mendjen më vonë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…