Dokumentari i Princ Harry-t dhe Meghan Markle: Askush nuk e sheh atë që ndodh pas dyerve të mbyllura…

mehgan

Vetëm disa orë pas vizitës së Princit William dhe gruas së tij Kate Middleton në Shtetet e Bashkuara në stadiumin TD Garden në Boston, ku çifti mori pjesë në një lojë Celtics është publikuar traileri i dokumentarit të Princit Harry dhe aktores Meghan Markle.

Në klipin e “Harry & Meghan”, siç titullohet dokumentari, shfaqen foto të çiftit nga pritja e dasmës, udhëtimi në Afrikë, deri tek  paraqitja e tyre e fundit me familjen mbretërore para se të hiqnin dorë nga detyrat e tyre përkatëse.

 

Një nga pamjet në dokumentar,e cila ka marrë një vëmendje të madhe është pikërisht, aktorja Markle duke fshirë lotët e saj .Pyetja që ju është kërkuar çiftit për t’ju përgjigjur është :“Pse keni dashur ta bëni këtë dokumentar?

“Askush nuk e sheh atë që ndodh pas dyerve të mbyllura,” përgjigjet Harry duke shtuar se: “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”.

Revista Psikologjia/

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×