Gjashtë kandidatë në garë, zhvillohen nesër zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike

306073838 648829849931454 8878102546544227322 N

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet që do të nxjerrin fitues kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Sipas një njoftimi në profilin në Facebook të FRPD, qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të gjithë anëtarët me kartë anëtarësie do të votojnë për 6 kandidatët, që gjatë muajit të fundit kanë zhvilluar fushatën duke u prezantuar para tyre.

Njoftimi i FRPD:

Të dashur anëtarë të FRPD,

Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook