“Rënia e ‘Murit të Berlinit’ frymëzoi erën e ndryshimit në Europën Lindore”, Meta: Mirënjohës Gjermanisë! Ylli Bodinaku me Saurelin e tij hapi dyert drejt lirisë për 3 mijë shqiptarë

310619705 650216676473571 1668052472480061314 N

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sonte në festën e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Teksa ka ndarë dhe disa foto në rrjetet sociale, Meta shkruan se do i jemi përherë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për integrimin europian, mbështetjen ndaj sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Rënia e “Murit të Berlinit” hapi jo vetëm rrugën e bashkimit të Gjermanisë por frymëzoi erën e ndryshimit në të gjithë Europën Lindore përfshirë edhe Shqipërinë. Kënaqësia është edhe më e veçantë kur je me Ylli Bodinakun guximtarin e 2 Korrikut që me Saurelin e tij theu murin e Ambasadës, që hapi dyert drejt lirisë për 3 mijë shqiptarë.
Përherë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi edhe nëpërmjet “Procesit të Berlinit” për integrimin europian, për ndihmën e jashtëzakonshme për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik, si dhe për mbështetjen ndaj sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×