Futbolli argjentinas njihet për atmosferën e jashtëzakonshme që krijojnë tifozët e skuadrave të ndryshme si dhe për rivalitetin e zjarrtë pikërisht të mbështetësve që nuk kursehen ndaj kundërshtarëve. Por në ndeshjen mes Independiente dhe Racing, duket se rivaliteti e ka kaluar pak cakun.

Sulmuesi Leandro Fernandez u fut në fushë si zëvendësues për skuadrën e Independiente, teksa nuk u bë protagonist me një gol, por me një episod mjaft të veçantë. Nga tribuna fluturoi një peshk i hedhur nga një tifoz kundërshtar dhe e goditi në fytyrë.
Stretcher comes on for footballer after he’s hit by a fish pic.twitter.com/FOegjff7Iq
— Paul Campbell (@campbellwpaul) July 19, 2022
Lojtari përfundoi i shtrirë në tokë nga dhimbja dhe u largua me barelë nga fusha e lojës, duke u kthyer vetëm pas pak minutash, pas kontrolleve të shumta të mjekëve.
Arena e Lajmit
Loading…
and then