VIDEO/ Bologna fiton Kupën e Italisë, vendos një gol ndaj Milanit

Bologna ka fituar Kupën e Italisë. Në finale, ekipi i Italianos triumfoi 0-1 ndaj Milanit.

Në pjesën e parë, kuqezinjtë iu afruan disa herë golit por nuk u treguan konkret.

Në fillimin e pjesës së dytë, një e djathtë e Ndoye nga brenda zone ndëshkoi Maignan. Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i njëjtë deri në fund. Për Bolognan ky është trofe me shumë peshë, me skuadrën që rikthehet te suksesi pas shumë vitesh.


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×