“LSI, tribunë e të rinjve”/ Kryemadhi takim me delegatët në Vlorë: Qytetarët të zhgënjyer nga Rama, detyra jonë të jemi alternativa! Zgjedhjet lokale mundësi për të rikthyer LSI-në

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me delegatët e bashkisë Vlorë.

Takimi i Kryemadhit në Vlorë vjen menjëherë pas debatit në seancën e sotme plenare në Parlament.

Kryemadhi u shpreh se qytetarët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se pavarësisht kësaj ata nuk shohin as shpresë tek opozitarizmi dhe kjo tha Kryemadhi duhet të  ndryshojë.

“Detyrat tona janë të qarta. Me rëndësi është skanimi i të gjithë situatës tonë, njerëzit janë shumë të pakënaqur me qeverisjen Rama , por nuk shikojnë as shpresë tek opozitarizmi. LSI ka qenë tribunë për të rinjtë dhe të rejat. Shqipëria ka resurse të papara për ta zhvilluar ekonominë, por kapja e qeverisë , drejtësisë e bën atë të pamundur. Ne mundësitë i kemi zgjedhjet lokale pas një viti do të jenë një mundësi për ta rikthyer LSI-në… Do të krijojmë grupin e punës Fushata e zgjedhjes së 25 prillit ka evidentuar elementë të jashtëzakonshëm në aspektin e besueshmërisë politike.”, tha më tej Kryemadhi.

Arena e Lajmit

“LSI, tribunë e të rinjve”/ Kryemadhi takim me delegatët në Vlorë: Qytetarët të zhgënjyer nga Rama, detyra jonë të jemi alternativa! Zgjedhjet lokale mundësi për të rikthyer LSI-në

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook