VIDEO/ Donaruma “e bën rrugë”, shihni golin e pësuar nga portieri italian pas 120 sekondash lojë

PSG ka barazuar mbrëmjen e djeshme ndaj Strasburgut në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 3-3.

par

Ajo që ra më shumë në sy ishte goli pas 120 sekondash lojë që ka pësuar Xhanluixhi Donaruma.

Një pozicionim gabim i ish-portierit të Milanit, i kushtoi skuadrës pariziene golin e parë të takimit në minutën e 2′ nga sulmuesi i njohur francez, Kevin Gameiro.

Gardiani 23-vjeçar nuk ka shkëlqyer aspak me kampionët e ri të Francës nga ku në disa raste PSG-ja është ndëshkuar pas edhe gafave amatoreske të tij.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e PSG-së, Donaruma është aktivizuar gjithsej në 16 ndeshje në Ligue 1.

BRIAN KRISTO – Arena e Lajmit

VIDEO/ Donaruma “e bën rrugë”, shihni golin e pësuar nga portieri italian pas 120 sekondash lojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook