Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, po shkëlqen me paraqitjen e tij te Sauthemptoni, gjë që ka bërë shumë klube të mëdha të shfaqin interesin për të.
Një prej këtyre klubeve është edhe Uest Hemi, i cili do të jetë gati të hy në garë me klube rivale si Arsenali, Njukasëlli apo dhe Napoli.
Ish-sulmuesi i Uest Hem, Anton Ferdinand, ka shprehur opinionin e tij për këtë çështje, duke thënë se klubi anglez duhet të përpiqet dhe ta blejë me çdo kusht nga Çelsi Brojën dhe duke e cilësuar si zëvendësuesin e duhur për Antonion.
Arena e Lajmit