Katy Perry-t i ka ndodhur një incident i pazakontë në episodin e së dielës në American Idol. Këngëtarja shkoi në program e veshur si sirena Ariel, por ylli i popit ra nga karrigia.
Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur anëtarët e tjerë të jurisë Lionel Richie dhe Luke Bryan, si edhe prezantuesi i spektaklit Ryan Seacrest i cili kur dëgjoi zhurmën vrapo nga skena drejt saj.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 37-vjeçarja e veshur me kostumin e personazhit të famshëm të animuar bie në dysheme me këmbët përpjetë.
“A jeni mirë?”, e pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “Po”.
“Ajo është mirë”, tha Ryan ndërsa e ngritën dhe e çuan përsëri në karrigen e saj.
Ndërsa publiku më pas shpërtheu në brohorima ‘Katy! Katy! Katy!’ ndërsa ajo buzëqeshi.
Video e saj është bërë virale në mediat sociale. Katy Perry është anëtare e jurisë së American Idol që nga viti 2018.