U shpreh se harmonia në ekip ishte arsyeja e largimit, ish-shoku i skuadrës i përgjigjet ashpër Shaqirit: Ta thoshte kur ishte këtu

Xherdan Shaqiri u largua nga Lioni për një aventurë të re në MLS-në amerikane tek skuadra e Çikago Fajër. Lojtari zvicerian me origjinë shqiptare ishte shprehur pas largimit se mungesa e harmonisë në skuadër ishte arsyeja kryesore pse ai vendosi të transferohej diku tjetër.

pjimage (51)

Deklaratave të Shaqirit zgjodhi t’i përgjigjej ish-shoku i tij i skuadrës, portieri Antoni Lopez, i cili theksoi se Shaqiri duhet ta shprehte pakënaqësinë që kishte për aq kohë sa ishte ende në klub.

“Shaqiri duhet ta thoshte atë gjë kur ishte këtu.

Tani ato fjalë nuk vlejnë.

Duhet ta shprehte mendimin e tij për situatën dhe pakënaqësitë që kishte kur ishte ende këtu.”, u shpreh Lopez.

Arena e Lajmit

U shpreh se harmonia në ekip ishte arsyeja e largimit, ish-shoku i skuadrës i përgjigjet ashpër Shaqirit: Ta thoshte kur ishte këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook