Vdekja e Raiolës, flet Lapo Elkan: Një mik i Juventusit, një profesionist i madh

Lapo Elkan, pjesëtar i familjes Anjeli dhe një nga emrat e afërt me klubin e Juventusit, i është shtuar zërave që kanë komentuar dhe shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës. Menaxheri u konfirmua i vdekur sot nga familjarët e tij, të cilët bënë të ditur se ai nuk ia kishte dalë pas një beteje të gjatë.

03fe2708745eb27c34680ddf41c11c1a-97530-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Elkan ka vlerësuar pikërisht lidhjen e Raiolës me Juventusin, një klub me të cilin ai kishte bashkëpunuar vazhdimisht duke i ofruar thuajse gjithmonë para të tjerëve kampionët që merrte nën menaxhim.

“Ndjej keqardhje për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës. Ai ishte një mik i Juventusit, një profesionist i madh, por sidomos një njeri i madh i cili e ka përballuar sëmundjen me dinjitet dhe kurajë. Një përqafim familjes së tij”, shkruante Elkan në një postim në rrjetet sociale, duke u bërë kështu i dyti pas Andrea Anjelit nga familja Anjeli që komentonte ndarjen nga jeta të menaxherit të njohur.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook