Bernard Berisha duket se ka lënë pas momentin e vështirë. Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, arriti të gjente rrugën e rrjetës pas plot 1 viti me fanellën e Akhmat Groznit në elitën e futbollit rus.
Shqiptari i Kosovës, u fut nga stoli në pjesën e dytë të përballjes ndaj CKAS-së, teksa në minutën e e 97-të, vulosi shifrat në 2-0. Në momentin e shënimit, futbollisti bëri një dedikim special për partneren e tij që mesa duket është në pritje të ëmbël.
Ai e mori topin nga rrjeta dhe e futi poshtë bluzëz, duke lënë të kuptohej se goli ishte për partneren dhe fëmijën që do të vijë në jetë së shpejti.
Hera e fundit që Berisha shënonte, ishte 3 prilli i vitit 2021. 30-vjeçari gjatë kësaj periudhe ka pasur dëmtime të shumta, që e kanë mbajtur jashtë fushave të blertë për një kohë të gjatë. Futbollisti kërkon të rikthehet në i fortë se kurrë, për të ndihmuar skuadrën e tij në arritjen e objektivave.
Arena e Lajmit
