Muzikantët e grupit irlandez të rrokut U2 dhanë një shfaqje surprizë në një metro në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Lideri i bandës Bono dhe kitaristi “The Edge” luajtën disa nga hitet më të mëdha të tyre. Ikona 61-vjeçare e rock-ut këndoi “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With or without you” etj. Artistët vlerësuan luftën e vendit për liri dhe bën gjithashtu lutje “për paqe”. “Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për të gjithë ne që e duam lirinë,” tha Bono, i cili përmendi edhe konfliktet e kaluara në Irlandë: “Ne lutemi që së shpejti të shijoni pak nga ajo paqe”.
Në një moment, ylli i rokut ftoi ushtarin ukrainas Taras Topolia të këndonte së bashku me të. Shfaqja u zhvillua para një turme të vogël njerëzish, duke përfshirë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës të veshur me uniforma ushtarake. Më pas, së bashku me një grup ushtarësh, ylli i rokut këndoi “Stand by me”, duke e kthyer në “Stand for Ukraine”.
President @ZelenskyyUa invited us to perform in Kyiv as a show of solidarity with the Ukrainian people and so that’s what we’ve come to do. — Bono and The Edge #StandWithUkraine
— U2 (@U2) May 8, 2022
Bono dhe David Howell Evans (The Edge) mbërritën në Kiev rreth orës 13:00 sot, ku improvizuan një performancë live në stacionin Khreshchatyk, i cili sot shërben si një strehë për sulmet ajrore. “Presidenti Zelensky na ftoi të performojmë në Kiev si një gjest solidariteti me popullin ukrainas” – shpjeguan dy muzikantët në një postim në rrjetet sociale – “dhe kjo është ajo që ne kemi ardhur të bëjmë”.
President @ZelenskyyUa invited us to perform in Kyiv as a show of solidarity with the Ukrainian people and so that’s what we’ve come to do. — Bono and The Edge #StandWithUkraine
— U2 (@U2) May 8, 2022
Që nga fillimi i viteve 1980 anëtarët e U2, si grup dhe individualisht, kanë bashkëpunuar me muzikantë, artistë, të famshëm dhe politikanë të tjerë për të ndihmuar në çështjet e varfërisë, sëmundjeve dhe padrejtësisë sociale. Ndër nismat më të rëndësishme të tyre është pjesëmarrja në Band Aid në 1984, për të mbledhur fonde për krizën e urisë në Etiopi.