
24-vjeçari shqiptar N. Dalipaj humbi jetën pasi u godit me thikë mbrëmjen e së dielës në Vescovato, një qytezë në provincën e Cremonës, në Itali. Sipas mediave italiane, i riu u plagos disa herë në zonën e qafës gjatë një konflikti të ndodhur në Viale Italia. Ai u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Për ngjarjen është ndaluar një 32-vjeçar, Mattia Miraglia, banues në Vescovato dhe pa precedentë penalë. Edhe ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spitalin Maggiore, nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ndërsa karabinierët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive sentimentale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë. Fillimisht, mes viktimës dhe 32-vjeçarit ka pasur një debat në një lokal, i cili dukej se ishte mbyllur pa pasoja.
Më vonë, 24-vjeçari, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, shkoi pranë banesës së të dyshuarit në Vescovato. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga hetuesit, 32-vjeçari zbriti i armatosur me thikë, plagosi fillimisht një nga vëllezërit e viktimës në bark dhe më pas goditi disa herë N. Dalipajn, plagë që rezultuan fatale.
and then