VIDEO/ Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej 3 orësh aksi Elbasan-Cërrik

Aksi rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, është bllokuar prej rreth tri orësh si pasojë e shembjes së një gjatësie prej 20 metra linear të një kanali vaditës nga më të mëdhejtë dhe më rëndësishmit e rajonit të Shqipërisë së Mesme. Nga dëmtimi i kanalit, uji ka dalë jashtë shtratit, duke marrë me vete edhe sasi dheu e materialesh nga kodrat përreth. Uji dhe dheu kanë përfunduar në rrugë, duke vështirësuar dhe më pas bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Situata ka krijuar probleme të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Elbasan-Cërrik, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i ndërprerë në zonën e prekur. Ende nuk dihet nëse shembja e kanalit është shkaktuar nga amortizimi i strukturës apo nga faktorë të tjerë, ndërsa prania e ujit dhe e dherave në karrexhatë paraqet rrezik edhe për sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për largimin e dherave dhe ujit nga rruga, si dhe për rikthimin e kanalit në funksion, në mënyrë që aksi Elbasan–Cërrik të hapet për qarkullimin e automjeteve. Deri në normalizimin e situatës, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjen pranë zonës së dëmtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×