Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka uruar suksese Shqipërisë U-16 të Femrave, për triumfin 5-2 ndaj Malit të Zi në turneun “UEFA Development U-16”.
Meta shkruan në rrjete sociale se kombëtarja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze dhe ky është një sukses i martuar për skuadrën e drejtuar nga legjenda Agustin Kola.
Postimi i Ilir Metës:
URIME SHQIPE!
Shqipëria U-16 e femrave e nis me këmbë të mbarë turneun “UEFA Development U-16”, duke triumfuar me goleadë 5-2 ndaj Malit të Zi U-16 në ndeshjen hapëse. Një paraqitje tepër dinjitoze dhe një sukses i merituar për skuadrën e futbollit të drejtuar nga legjenda Agustin Kola!
Krenar për vajzat tona kuqezi!
Arena e Lajmit