Reforma zgjedhore dhe zhvillimet politike, Damian Gjiknuri takon kreun e OSBE-së Vincenzo Del Monaco

Gjiknuri Del Monaco

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka pritur në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.
Përmes postimit në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook