Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka pritur ambasadorët e vendeve të BE-së në “Javën e Evropës” teksa shkruan se Evropa është këtu, çdo ditë e më shumë, përmes të gjitha investimeve infrastrukturore të qeverisë shqiptare, përmes bukurive natyrore, shërbimeve kulinare, strukturave hoteliere.
Leli shkruan se përfaqësuesit e ambasadave, miq të Vlorës, i nisën pikërisht nga bashkia, vizitat e programuara
“Ambasadorë, përfaqësues të ambasadave të BE-së, miq të Vlorës që e kanë vizituar sa herë, qytetin e Bashkinë, i nisën pikërisht nga bashkia, vizitat e programuara në Vlorë për #JavaeEvropës
🇪🇺🇦🇱Evropa është këtu, çdo ditë e më shumë, përmes të gjitha investimeve infrastrukturore të qeverisë shqiptare, përmes bukurive natyrore, shërbimeve kulinare, strukturave hoteliere, përmes #Vlorës
#europe
#EuropeWeek”, shkruan Leli.