“Rama nuk dëshiron një president konsensual”, Bardhi: PD s’mund të jetë fasadë. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet Grupit Parlamentar

Bardhi 10

Në mbledhjen sotme të Grupit Parlamentar, deputeti i PD Gazment Bardhi është shprehur se PD duhet të jetë pjesë e zgjedhjes së presidentit dhe se nuk mund të jetë fasadë në këtë proces,.

Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se Bardhi gjithashtu ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk dëshiron një president konsensual.

“PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me një qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponentë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.  Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë.”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

“Rama nuk dëshiron një president konsensual”, Bardhi: PD s’mund të jetë fasadë. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet Grupit Parlamentar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook