Mark Andre Ter Shtegen ka refuzuar ftesën e kombëtares Gjermane për grumbullimin në sfidat e Ligës së Kombeve që 4-herë kampionët e botës do të zhvillojë në muajin qershor.
Arsyeja e këtij refuzimi nga na e portierit të Barcelonës është fakti së ai ka tre sezone rresht që nuk pushon dhe mendon se ky është momenti i duhur për një shkëputje të shkurtër nga fusha e lojës.
“ Kam qenë gjithmonë i lumtur të përfaqësojë Gjermaninë sa herë jam grumbulluar nga ana e trajnerëve.
Pas tre sezoneve rresht pa pushime kam nevojë për një shkëputje të vogël, e kam te nevojshme ta bëj këtë gjë.
Trajneri është dakord me mua, më ka mbështetur në zgjedhjen time.”, ka thënë Ter Shtegen.
Arena e Lajmit
