Mediat italiane kanë publikuar në orët e fundit lajmin e bujshëm të një akordi mes Paulo Dibala dhe Interit, me argjentinasin i cili raportohet se ka refuzuar oferta të rëndësishme për t’iu bashkuar zikaltërve si futbollist i lirë këtë verë. Një lajm që ka pushtuar rrjetet sociale duke ditur rivalitetin mes Juventusit dhe Interit.
Por sipas menaxherit të tij, Horge Antun, nuk ka asnjë gjë zyrtare dhe asnjë firmë të argjentinasit me ndonjë klub tjetër. Ai ka dalë me një komunikatë për shtyp që është shpërndarë për mediat italiane, për të shpjeguar qëndrimin rreth kësaj teme.
“Lojtari është i përqendruar ekskluzivisht te finalja e sezonit, te kampionati dhe te finalja e Kupës së Italisë. Nuk është arritur asnjë akord me ndonjë skuadër në Itali apo jashtë në këto momente”, shkruante Antun në komunikatën e shpërndarë në media.
Arena e Lajmit
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)