FOTO/ Olimpistja japoneze braktis notin, gati për “zhytjen” në… pornografi

pjimage-2022-05-18t164113-390-2

Miku Kojima, ish-notarja japoneze, e cila ka garuar në Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aieres 2018”, duke fituar edhe 2 medalje bronzi në disiplinat 4×100 për femra dhe 4×100 miks, tashmë ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor në karrierën e saj profesionale.

22-vjeçarja, që prej 2019-ës e ka mbyllur me notin, por tani ajo është “zhytur” në një tjetër disiplinë. Ajo pritet të debutojë në industrinë e filmave pornografikë me emrin Saki Shinkai.

Pasi kishte notuar për 16 vite, karriera e japonezes mori një kthesë të madhe, në momentin që ajo pozoi nudo për revistën “Shukan Post”. Asokohe notarja ishte shprehur se kërkonte shkëlqimin në fusha të tjera.

Ndërsa tani ish-notarja është gati për kalimin në industrinë e filmave për të rritur, teksa do të debutojë me një film prej 200 minutash, që pritet të lançohet së shpejti.

01

00

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×