
Enkelejd Alibeaj sërish ka refuzuar që të pranojë vendimin e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa pohoi se ai edhe pse është shkarkuar disa herë, vazhdon të jetë ushtrues i detyrës së kryetarit të PD.
“S’më ka shkarkuar askush. Ose më saktë, më kanë shkarkuar disa herë. 4 apo 5 herë. Njëherë në dhjetor, në janar dhe shkurt, dhe tani së fundmi. Jam kryetar i grupit parlamentar i zgjedhur në Mbledhjen e Këshillit Parlamentar, pjesë e të cilit ishte dhe grupi Parlamentar, ai zyrtari, turp ta them. Unë nuk jam në test ndaj askujt dhe askush. Bëj detyrën time dhe ushtrues i detyrës së kryetarit të partisë. Njoh procedurat të gjitha. Ajo që po bëj tani dhe me sforco, përtej natyrës time. Për të qenë i sinqertë, është se të gjithë deputeteve është që t’i krijojmë komoditet. Sot në mëngjes ishte caktuar dhe mbledhja e kryesisë, s’do lodhemi së bëri këtë gjë.”, tha Alibeaj.
Duke u ndalur te kuorumi për mbledhjen, Alibeaj tha; “Numri është ai që ju thash. Është te 40-tat. Është kourumi. Me 22 deputetë që ishin prezent dhe ata online është kuorumi. Nuk është çështje numrash, por qëndrimi. qëndrimi i deputeteve në mënyrë individuale për këtë çështje, do e ketë secili qëndrimin e vetë.”.
Alibeaj u ndal edhe te figura antikomuniste si president i Republikës, Alibeaj tha se njeh shumë personazhe të tilla.
Alibeaj: Njoh aq shumë që kanë vuajtur, që kanë mbajtur qëndrime të forta, që i bëjnë nder këtij vendi.
Si psh?
Alibeaj: Do ta them. Që i bëjnë nder këtij vendi. Do të ishte nder, por respekt ndaj së shkuarës dhe reagim pse jo le ta quajmë mungesë të kujtesës, apo dhe të pendesës. Duke qenë se jam vetëm një nga deputetët e PD, kam pjekurinë për të folur se sa të jemi më tepër për një proces dhe më pas nëse do të ketë zemërgjerësi për të pranuar atë që është një çështje tillë, një individ të tillë, të bëjmë dhe propozimet tona.
A njihni një nga këta persona?
nuk është në nderin e askujt që të merret për gojë apo të lakojë njerëz të nderuar që kanë vuajtur në atë sistem. Nuk jemi të përfshirë te emri më shumë se sa te procesi. Antikomunizmi, demokriminalizimi, të qënit jo i korruptuar, janë vlera që përfaqëson e djathta.
Një nga kriteret e propozuar në draft, është që mos të jetë pjesë e jetës politike. Unë jam që jo; nuk duhet të jetë. Të mos jetë pjesë e jetës aktive tani, S’do të ishte gjë tjetër se t’i jepje kundërshtarit që; ti dashke një personazh aktiv. Por me rëndësi është që t’i jepet president shqiptarëve.