“Ishte një punë e vështirë për të mbërritur deri në finalen e Ligës së Kampioneve, por mendoj se më e vështira do të jetë 90 apo 120-minutëshi i fundit në Paris.
Më 28 maj do të jetë një çmenduri e vërtetë, një makth që duhet të tregojmë se kemi guximin ta përballojmë. Kjo, pasi Reali i Madridit sivjet ka përmbysur çdo situatë.
Gjithsesi, ne treguam kundër Vijarealit se dimë që ta përballojmë shumë mirë presionin, pasi është e vështirë që të gjesh një skuadër që në gjysmëfinalen e kthimit të shkojë në disavantazh 2-0 dhe më pas të përmbysë”.
Ishte ky reagimi i bërë nga Virxhil van Dajk mbrëmjen e djeshme, pasi ka mësuar rivalen e finales së këtij sezoni në Champions.
“E njohim mirë Realin e Madridit dhe e kemi ende të freskët edhe atë finale të humbur kundër tyre në vitin 2018. Reali është një skuadër që nuk ka nevojë për prezantime, pasi historia e tyre, sidomos në Champions flet shumë qartë.
Në të njëjtën kohë në radhët e tyre luan edhe golashënuesi më i mirë i turneut, prandaj do të jetë një betejë në të cilën do të vuajmë shumë, por po presim me padurim ta luajmë dhe ta fitojmë atë””, deklaroi gjiganti holandez i prapavijës së kuqe.
Arena e Lajmit