VIDEO/ PS drejt rrëzimit të dy pr.rezolutave të Berishës dhe Alibeajt për gjenocidin serb në Kosovë? Felaj: Bien ndesh me…

444

Maxhoranca mund të rrëzojë të dyja pr.rezolutat e paraqitura në Kuvend gjenocidin serb në Kosovë.

Ndonëse e cilësoi si një qëndrim personal, nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha mbrëmë në “Open” të gazetares Eni Vasili në Neës 24, se dy draftet e paraqitura nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe tjetri i kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj në fakt synojnë të bllokojnë nismën rajonale të kryeministrit Rama dhe Presidentit serb, Vuçiç “Open Balkan”.

“Është bërë si modë në fakt që të kërkohen mocione me debat dhe më pas të votohen pr.rezoluta të caktuara. Kjo sjellje është hipokrite. Në fund ajo nuk synon atë çfarë përshkruhet në ato dokumente, por ajo synon ti vijë ndesh një politike që është duke mbajtur maxhoranca, një politike që shkon në drejtim të identifikimit të rrugëve diplomatike që ofrojnë consensus për zgjidhjen e konfliktit më të fundit që ka ngelur nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Është konflikti mes Kosovës dhe Serbisë për faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, u shpreh Felaj.

Sipas saj “Ajo që është duke bërë maxhoranca në raport me qeverinë e Kosovës është që nga prej 2014 dhe deri tani po intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky është një instrument për ti rënë ndesh “Open Balkan”. Këtu janë të gjithë bashkë në fakt, nuk ka asnjë ndarje, të gjithë janë kundër Open Balkan”.

VIDEO/ PS drejt rrëzimit të dy pr.rezolutave të Berishës dhe Alibeajt për gjenocidin serb në Kosovë? Felaj: Bien ndesh me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook