“Presidentit të ri po i përgatitet kuadri si djepi foshnjës”, Artan Fuga: Nuk ka rëndësi emri, rëndësi ka se si…

Artan Fuga

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ai ka theksuar se ajo që ka rëndësi është se si personi që do të zgjidhet në krye të shtetit shqiptar, duhet të vërë në zbatim kompetencat të cilat i janë dhënë nga Kushtetuta dhe që sipas tij, nuk janë zbatuar në plotësi nga presidentët e mëparshëm.
“Në lidhje me faktin që jam shprehur se presidenti apo presidentja e re po shantazhohet, është për 2 arsye. Si nga ana e mazhorancës dmth nga përfaqësuesit e PS në Kuvend qoftë kryetari i grupit parlamentar apo edhe figura të tjera kanë deklaruar që presidenti nuk është pjesë e pushteteve. Është një figurë simbolike që nuk di si përfaqëson unitetin e kombit.
Diku në formën e një profeti, por ajo që u artikulua dje është që presidenti nuk përfaqëson pushtetin. ndërkohë opozita me ndonjë përjashtim të rrallë si Mediu që ka mbajtur një qendrim racional, opozita e konsideron si sekretar i ardhsëhm i kryeministrit. Këtij njeriu që mund të jetë burrë a grua dhe që do të ushtrojë detyra shumë të rëndësishme me ndikim të madh në shtetin dhe politikat e Shqipërisë siç e parashikon Kushtetuta, i pregatitet kuadri ku do jetë, si foshnjes që i përgatitet djepi.
E dyta është që ju e shihni ai njeri , emri, kërkohet dhe në momentin e fundit. në një farë mënyre i tdërgohet atij mesazhi që nuk ke mundësi të shpreheheshapo të shpalosësh opnioniet. Ne të nbxjerrim si emër, do të jesh ky dhe… më bëri përshtypje ajo që tha gazetari jua që në mbledhjen e PS sot nuk qenka e vetmja çështje në rend dite. imagjino rëndësinë që i jepet zgjedhjes së njeriut që do të kryesojë shtetin shqiptar.

Të sqarojmë diçka. Çfarë komeptencash dhe horizonti juridik i hap Kushtetuta presidentit atyre që kanë qenë është apo do të jenë dhe si realizohen realisht ato.

Nuk është puna tek emri. Kushtetuta nuk i vë emrin presidentit në filozofinë politike dhe juridike nuk është i rëndësishëm emri. Po them që nga pikpamja e kompetencave presidenti ka një rol të rëndësishmë në marrëdhëniet e jashtme.
pyetja që i duhet bërë dhe mënyra si mund të trajtohet kjo kompetencë, është që presidenti do të ketë një ndikim bashkë më kryeministrin në politikën e jashtme të Shëqipërisë. do të jetë ai bartës i politikave me Ballkanin e Hapur? Ai drejton këshillin e sigurisë. ka përgjegjësi të madhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionin,. cili do të jetë qendrimi i tij me ministrat përkatës?
E treta ka të bëjë me dhënien e mandateve të qeverisjes. Do të ketë një sy ai që zgjedhjet të jenë të drejta të sakta, transparente, apo do të thotë që zgjedhjet patën probleme dhe më pas pushtetin ta marrë kush ta marrë.
Kompetencat e tij janë ushtruar në minimalitetin e tyre.
Kushtetuta i jep detyra shumë të rënda presidentit që për çudi presidentët tonë nuk i kanë ushtruar, me disa përjashtime sigurisht.
Kushtetuta ka parashikuar një kryeminitër që drejton ekzekutivin, politikën e përditshme dhe zbatimin e ligjeve dhe kemi presidentin, gjykatat, etj që kanë detyrat e tjera.
Demokracia dhe shteti që ka balanca, kjo është. kemi arritur në pikën ku monizmi si udhëheqje na duket normale dhe çdo balancim pushteti na duket përçarje.
Presidenti nga një anë të jetë bashkëpunues me kryeministrin dhe ta lërë qeverinë të ushtrojë detyrat e veta, por të ruajë edhe kompetencat e veta, duke qenë në bashkëpunim dhe kontroll. ne një gjë të tillë e shohim që ose do të jetë sekretar i kreyministrit se do të zihen me njeri tjetrit. në shtetet e tjera ka dualitet të shëndoshë.
Emart e përveçëm nuk thonë asgjë për njeriun. kështu është edhe rasti i presdientit. është një iluzion që emri bën presdientin. Nuk e bën. Sigurisht personi që zgjidhet me të cilin nuk kam asnjë paragjykim dhe mendoj se do të jetë i denjë në rrafshin personal, por nuk është ky problemi. ky njeri çfarë mendon për ushtrimin e postit të presidnetit. Politika e jashtme, siguria në vend dhe mandatimi dhe raporti me pushtetet e tjera. nëse ky njeri sado i mirë të jetë nuk ka shpallur një plaftormë të tillë, nuk ka rëndësi se kush është. edhe ne sado ta njohim që mund të etë qenë pa cene, ai mbetet i paparashikuar. Rama e do me një profil me sa më pak iniciative. por nuk dimë si do të jetë pas disa vitesh ai. E dinte Rama si do të ishtin gjërat me Metën pas disa vitesh? ”, është shprehur Fuga

“Presidentit të ri po i përgatitet kuadri si djepi foshnjës”, Artan Fuga: Nuk ka rëndësi emri, rëndësi ka se si…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook