
Presidenti i vendit, Ilir Meta, shprehet se agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike.
Në një reagim në Facebook, Meta duke folur në Konferencën në Forumin Ekonomik të Maltepes, Stamboll, thekson se në këtë situatë, është e rëndësishme që integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.
Meta bën thirrje që të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Reagimi i Metës: