“PD më në fund është e stabilizuar”, Pollo: Ka disa deputetë që nuk janë bashkuar me partinë, por…

Pollo

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Genc Pollo, në një lidhje live për rubrikën “Opinion” në News24, ka folur mbi politikat e ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe mbështetja që kreu i qeverisë i jep liderit serb, në një kohë që luajaliteti i tij duhet të jetë kah Perëndimit.

Mbi situatën në PD, Pollo tha se me Sali Berishën në krye, PD ka tashmë një profil që nuk e kishte një vit më parë, dhe se është ajo që i duhet vendit në kushtet e një sistemi autokratik.

“Është diçka tmerrësisht e keqe por jo e papritur sepse shenjat pë diçka të tillë janë dhënë prej kohësh, edhe nga intervista e Ramës për Politiko ku merr përsipër të bëjë apologjinë e Vuçiçit pro Serbisë dhe Putinit.

Rama thotë që Perëndimi e ka gabim që i bën presion Vuçiçit.

Ky është qëndrimi më jo luajal që një shtet mund të mbaje ndaj NATO-s. Në kohë lufte radhët shtrëngohen. Nëse Vuçiç ka një qasje pro Putinit, për një vend si i yni anëtar i NATO dhe me premisa për BE, të bësh shpjegime anti-historike dhe anti-ekonomike për realitetin ekonomik të Serbisë i bën shërbimin më të keq Shqipërisë dhe jo vetëm.

Nuk është e vërtetë që Serbia nëse i bashkohet sanksioneve do të ketë më shumë probleme e kosto se vendet e tjera.

Nuk është e vërtetë se Serbia ka një marrëdhënie unike me Rusinë, pasi edhe vende të tjera të Europës lindore kanë të njejtën marrëdhënie.

Por në kushtet e sotme gjithkush përcakton pozicionin e vet. Dhe të tjerat e kanë bërë. Kjo është përgjegjësi e udhëheqjes serbe. Ajo që na shqetëson është ajo që Rama bën apologjinë e Vuçiçit.

Mbi statusin e fundit të Ramës në Twitter, biem dakord që vetoja bullgare është problem irritues, ka pasur përpjekje nga BE dhe SHBA për të zgjidhur problemin. Kam lexuar që ka një zhvillim pozitiv por nuk dihet rezultati.

Nuk është se BE e ka ftuar Shqipërinë, Serbinë e Maqedoninë e Veriut, aman ejani. Është gjest prej arroganti të vogël dhe mistreci të lagjes ky i yni, kur ftohesh në një tavolinë me presidentin e Francës dhe Scholz, vetëm sepse thua nuk di a do të çelen negociatat.

Që nga vitet ’90 janë shtete si Kroacia, Suedia etj që kanë kërkuar të anëtarësohen. Edhe pse ndonjëherë nuk janë trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, të refuzosh ama është e pasjellshme. Perspektiva europian e Shqipërisë prej trilleve si i fortë i lagjes dëmtohen.

Shko dhe thuaj kritikat që ke. Në kohë lufte këto trille nuk kanë vend. Me kërkesën e Vuçiçit, është edhe më e rënda për Shqipërinë sepse Vuçiç thërret 2 kryeminstrat shqiptarë dhe këta thonë jo jo si manar nga mbrapa.

Në lidhje me mbledhjen mes qeveritë e Shqipërisë dhe Tiranës në Kosovë, mund të them që janë bërë me dhjetra mbledhje dhe kritika konstante është që fjalimet janë të bukura marrëveshjet të shumta por zbatimi i tyre shumë i ulët.

Marrëdhëniet janë sa për tu dukur. Rama shkon në Prishtinë që të balancojë atë që bën me “Ballkan Hapu” me Vuçiçin e të tjera.

Nuk di ç’di Rama për Serbinë por të gjithë atje shohin një autokraci dhe korruptokraci. Ka grupe më ekstreme e Vuçiçi por edhe pozicionet e tij nuk janë më pak ekstreme. Në kohë lufte, të tregohesh jo jualal dhe të refuzosh sanksionet, më redikalizim se kam është vështirë të gjesh në nivel qeverie.

Ndërsa në lidhje me opozitën dhe divergjencat brenda saj, mendoj se PD më në fund është stabilizuar, ka një strukturë të mbështetur nga elektorati dhe pas një procesi të vështirë po krijon profilin e një partie opozitare që vitin e kaluar nuk e kishim. Shoh disa deputetë që ende nuk janë bashkuar me partinë. PD me Berishën në krye është ajo që i duhet vendit në një regjim autokratik”, tha Pollo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×