“Përqafojmë Ukrainën”, Nikolla video-mesazh për popullin ukrainas: Si grua dhe si nënë uroj që lufta të fitohet sa më shpejt

Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti, nëpërmjet një video-mesazhi, veprimtarinë “Përqafojmë Ukrainën”, e cila u zhvillua më 21 qershor, në Amsterdam.

Në këtë veprimtari përshëndetën personalitete të larta politike, aktivistë publikë dhe artistë të shquar.

“Prej 24 shkurti të këtij viti, populli i Ukrainës po zhvillon një luftë të drejtë, por të imponuar nga agresioni i Rusisë.

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe gjatë muajit qershor edhe si Presidente e këtij organi të rëndësishëm për ruajtjen e paqes, së bashku me ShBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë, po udhëheqin përpjekjet për mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e agresionit të Rusisë.

Me një Rezolutë të veçantë, Parlamenti i Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e mbështetjen për Ukrainën dhe ka kërkuar ndalimin e agresionit rus.

Presidenti Zelenski i është drejtuar Parlamentit të Shqipërisë dhe Kryeministri Rama ishte së fundi në Kiev, për të dëshmuar mbështetjen e vendosur të Shqipërisë.

Si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, shpreh solidaritetin, simpatinë e mbështetjen për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës dhe besimin se ai do ta fitojë këtë luftë të pakërkuar.

Shpreh mbështetjen time për Verkhovvna Rada, Parlamentin e Ukrainës dhe të gjithë anëtarët e tij, të cilët, krahas rezistencës ndaj agresionit të Rusisë, po zhvillojnë në kushte lufte edhe detyrat e tyre parlamentare.

Si grua dhe si nënë, shpreh solidaritetin me gratë dhe vajzat e Ukrainës dhe uroj që lufta të fitohet sa më shpejt, dhimbja e saj të kalojë dhe t’u mundësojë atyre normalitetin e jetës dhe të gëzimeve familjare.

Unë jam në profesion mësuese dhe uroj që sa më shpejt të vijë koha që shkollat, universitetet, mësuesit, nxënësit dhe studentët e Ukrainës të mësojnë në paqe e të sigurt”, theksoi në mesazhin e saj përshëndetës Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Përqafojmë Ukrainën”, Nikolla video-mesazh për popullin ukrainas: Si grua dhe si nënë uroj që lufta të fitohet sa më shpejt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook