Qytetarët i janë bashkuar protestës para Kryeministrisë, ndërsa në duar mbajnë pankarta me parulla të ndryshme, që godasin kryeministrin Edi Raa dhe qeverinë e tij.
“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndryshe në protestën e sotme, të thirrur nga Sali Berisha. Kjo parullë ironizon ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë në një tjetër slogan shkruhet: “Duam të jetojmë në Shqipëri”.
Shumë qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë.
Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve, ndërsa shihet se e pranishme është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.