Grupi i Alibeajt gati të negociojë edhe me Berishën për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Zbardhet roli i Bardhit

Whatsapp Image 2022 10 10 At 15.16.42

Grupi i Alibeajt është gati të negociojë me Berishën për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Përmes një reagimi për mediat, grupi i Alibeajt thekson se zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës. Mësohet se Grupi Parlamentar ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi mes palëve.

“Grupi Parlamentar i PD-së shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.”, thuhet në njoftim.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.

Grupi Parlamentar i PD-së shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.

Grupi i Alibeajt gati të negociojë edhe me Berishën për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Zbardhet roli i Bardhit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook