De Ligt thumbon: Zgjodha Juven për lojën e Sarrit, por iku për një vit. Luaja në vendin e gabuar, në futboll të ngadaltë

Matijs De Ligt duket se nuk ka qenë shumë i lumtur në aventurën e tij në radhët e Juventusit. Deklaratat e mbrojtësit holandez e lënë të kuptohet qartësisht një gjë e tillë, siç ka komentuar së fundmi për ESPN duke kujtuar transferimin te bardhezinjtë në vitin 2015.

de ligt - sarri

“Unë zgjodha të shkoja te Juventusi me idenë për të luajtur një futboll më ofensiv, në atë periudhë trajner ishte Mauricio Sarri. Mendova se me të, pas asaj që kisha parë t e Napoli dhe Çelsi, do të kishim një stil loje të ngjashëm me të Ajaksit. Por fat të keq, pas vetëm një viti, Sarri u largua”, theksoi De Ligt.

“Te Juventusi në fillim luaja majtas dhe ishte e vështirë. Pastaj në gjysmë të sezonit ndërrova vendin me Bonuçin. Ishim një çift i mirë, kemi fituar titullin. Në vitin e dytë dhe të tretë u ktheva shpesh në të majtë, nuk është se nuk doja të luaja, ta keni të qartë këtë, por e ndieja që isha më i sigurt djathtas.

Te Ajaksi bëja presing të fortë dhe ndërmerrja rreziqe, ndërsa te Juventusi ishte një mënyrë mbrojtje ndryshe. Unë luaja më mbrapa, pasi në përgjithësi, futbolli italian ecën me një ritëm më të ngadaltë”, theksoi De Ligt në prononcimin e tij.

Arena e Lajmit


De Ligt thumbon: Zgjodha Juven për lojën e Sarrit, por iku për një vit. Luaja në vendin e gabuar, në futboll të ngadaltë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook