Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po diskutohej mbi ligjin e Dosjeve, u shpreh se kreu u demokratëve Sali Berisha nuk dëshironte hapjen e dosjeve. Ai shtoi se ai kishte në dispozicion 8 vite kur ishte në pushtet që të hapte dosjet dhe nuk e bëri.
“Më i ziu i komunistëve është komunisti antikomunist. Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi, mu kujtua At Zef Pëllumbi, i cili me tha: Padre, do me dit se kush ka bashkëpunuar me ta, dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre”. Kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëristësin nr.1 që mungon sepse nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe të kujtosh se sa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit, duke pasur 8 vjet rresht për të hapur dosjet. Dhe nuk e bëri. Ai lustracioni nuk është asgjë vetëm një manovër për të mos i hapur dosjet. Ai është një akt barbari anti-kushtetuese dhe antieuropiane që është rrëzuar kohë përpara se ta tentonte o pjella antikomuniste e komunizmit. Domethënë Partia e lavdishme Demokratike nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën”, tha kreu i qeverisë.
Arena e Lajmit