Emergjencat e dimrit, prefekti Jole mbledh komisionin e Mbrojtjes Civile. Bashkia e Korçës nuk merr pjesë në takim

8aa4318d 4208 465b A8ab B2bf9c58658e

Në këtë pragdimri prefekti i qarkut të Korcës Nertil Jole zhvilloi sot mbledhjen e Komisionit të Mbrojtes Civile të qarkut. Në këtë mbledhje të dytë për këtë vit, merrte pjesë sërish Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Cako dhe Drejtori i Drejtorise së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente në AKMC, z.Robert Hysenllari

Takimi i organizuar nga Prefekti Jole kishte qëllim përcaktimin e masave dhe punën parapërgatitore në prag të sezonit të dimrit për të menaxhuar sa më mirë e më shpejt të jetë e mundur Emergjencat e shkaktuara në këtë stinë në qarkun tonë.

Ndërkaq në vijim të takimit Jole theksoi problematikat e konstatuara dimrin e kaluar ku në tërësi siç tha, për përballimin e situatave emergjente ka patur një angazhim të mirë të strukturave të mbrojtjes civile, koordinim të punës dhe masave me bashkitë, midis bashkive dhe institucioneve shtetërore në nivel rajonal e vendor. Një eksperiencë e mirë është fituar në mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale dhe rrugëve turistike. Prurjet e lumenjve dhe të përrenjve kryesore janë monitoruar përgjithësisht me kujdes dhe nuk kanë krijuar përmbytje. Është realizuar mirë monitorimi i funksionimit të ujëmbledhësave, rezervuarëve, kolektorëve dhe kanaleve kulluese, për parandalimin e situatave emergjente që mund të krijoheshin nga reshjet e shiut e dëborës, duke kërkuar mbajtjen hapur shkarkuesit e tyre në veçanti digat e mëdha etj. Rrëshqitjet e dherave dhe materialeve të tjera nga pjerrësitë e rrugëve nacionale e rurale nuk krijuan probleme emergjente.

Jole veçoi faktin që rrugët Velçan-Bishnicë-Jollë dhe Qafa e Plloçës-Dardhas-Guri i Kamjes në bashkinë Pogradec, Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, rrugët lidhëse në fshatrat turistike Voskopojë dhe Dardhë në bashkinë Korçë, rruga Miras-Nikolicë në bashkinë Devoll, rruga Lozhan-Strelcë, Moglicë-Dushar në bashkinë Maliq, rrugët në fshatrat e Njësisë Administrative Çlirim e Novoselë në bashkinë Kolonjë etj, u hapën me vonesë në veçanti gjatë rënies së rreshjeve të dëborës në muajin Janar dhe Shkurt të këtij viti.

Prefekti kërkoi në mbyllje të këtij takimi zbatimin e programit të masave për përballimin e situatave emergjente gjatë periudhës dimërore Nëntor 2022-Mars 2023, në zbatim të detyrimeve që na lindin nga ligji “Për Mbrojtjen Civile”, rregulloreve të ndryshme të Këshillit të Ministrave, udhezimeve të dërguara nga AKMC, dhe zbatimit rigoroz të të gjitha termave kontraktuale të miratuara nga bashkitë dhe institucionet shtetërore në nivel vendor e qëndror, me subjektet private që mirëmbajnë segmentet rrugore.

Në takim mungonin në mënyrë të përsëritur përfaqësues të Bashkisë së Korçës. “Gjykoj se mungesa e kontributit të Bashkisë Korçë, si institucion shumë i rëndësishëm publik në qark në diskutimin dhe bashkërendimin e problemeve, bie ndesh me frymën e bashkëpunimit aq të domosdoshëm në parandalimin apo përballimin e situatave në fushën e mbrojtjes civile”, u shpreh prefekti Jole.

Arena e Lajmit

Emergjencat e dimrit, prefekti Jole mbledh komisionin e Mbrojtjes Civile. Bashkia e Korçës nuk merr pjesë në takim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook