Ish-të përndjekurit kujtojnë martirët e lirisë dhe sulmojnë Akademinë e Shkencave: Gjinushin nxjerr Ramiz Alinë më diktator se Enver Hoxha! Opozita…

Perkujtohen

Ish-të përndjekurit politikë kanë përkujtuar ditën e sotme martirët e lirisë, duke zhvilluar një ceremoni pranë monumentit ‘Intelektualet e Tiranës’.

Ata kanë theksuar se familjarët e tyre sot duan një vend prehje dhe të respektohen të rënët.

Në fjalën e tij Besim Ndregjoni ka kritikuar edhe Skënder Gjinushin duke u shprehur se nxjerr Ramiz Alinë më diktator se Enver Hoxha, ndërsa kërkoi nga opozita që të reagojë dhe të mbështesë familjarët e ish-të përndjekurve.

“Sot është dita e nderimit të intelektuale të Tiranës që diktatori Hoxha i pushkatoi në masakrën e Tiranës. Ishin intelektualë, kishin mbaruar në perëndim, i marrin natën nga shtëpia dhe i pushkatojnë. Tirana më 16 nëntor është gdhirë e përgjakur. Kjo ishte masakra e Tiranës. Nesër do të shikoni tamtamet e partisë për të nderuar xhelatët dhe për të përbuzur martirët e lirisë, por historia nuk shkruhet sipas diktatorit. Sot e pohojmë se nuk kemi liri demokraci, por liri të cunguar”, ka thënë Besim Ndregjoni.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×