“Përse mazhoranca po e pengon krijimin e Komisionit Hetimor!?” Erl Murati: Ja pikat e errëta të çështjes McGonigal!

Erl Murati

Kryeredaktori i gazetë shqiptare Erl Murati, në emisionin “Open” në News24 foli për çështjen McGonigal.

“Janë ende tri pika të errëta të çështjes McGonigal, e para përse e ka takuar McGonigal, përderisa thotë se e ka takuar në cilësinë e kryeministrit. Aludimi ku thuhet se disa informacione kanë dalë nga zyra e Ramës dhe i janë dhënë Agron Nezës dhe pika tjetër e errët është përse një këshilltar privat duhet të ketë një email qeveritar dhe një pasaportë diplomatike”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, Murati theksoi se nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk do të ketë transparencë lidhur me këtë situata, duke shtuar se do të jetë thjesht një show i radhës.

“Patjetër që do të vijë një ditë që PS do të jetë në opozitë dhe PD në pushtet. Nëse nuk ka asgjë për të shprehur, mazhoranca nuk ka përse të pengojë ngritjen e një Komisioni  hetimor. Parashikoj një show me shumë zhurmë dhe shumë pak qartë. Në seancën me kryeministrin dyshoj se do të ketë diçka e re. Interpretimet bien dakord në një pikë që McGonigal është përdorur për të ushtruar influencën e tij në Tiranë dhe në vende të tjera. Janë ende tri pika të errëta, përse e ka takuar McGonigal, përderisa thotë se e ka takuar në cilësinë e kryeministrit. Aludimi ku thuhet se disa informacione kanë dalë nga zyra e Ramës dhe i janë dhënë Agron Nezës dhe pika tjetër e errët është përse një këshilltar privat duhet të ketë një email qeveritar dhe një pasaportë diplomatike. Rama përpiqet të japë sa më pak informacion dhe besoj se kjo çështje në SHBA do të vijojë, unë besoj që transparenca e munguar nga ana e kryeministrit do të vijë nga përtej Atlantikut”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Përse mazhoranca po e pengon krijimin e Komisionit Hetimor!?” Erl Murati: Ja pikat e errëta të çështjes McGonigal!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook