Pamje të rëndë/ U dhunuan barbarisht nga fisi Rraja, momenti kur dy të plagosurit mbërrijnë në komisariat, policia s’u sjell as ambulancë

Këto janë momentet e para pas ngjarjes në Borizanë të Krujës ku fisi i deputetit të PS, Rrahman Rrajas, dhunoi barbarisht me shkop bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majan.

Siç u pa edhe në videon e regjistruar në momentin kur dhunoheshin, pamje tepër të rënda, dy të plagosur janë shoqëruar në polici, edhe pse kishin plagë në rënda në kokë dhe trup. Nga pamjet e siguruara për nga gazetari Igli Çelmeta dhe informacionet e marra, policia i ka mbajtur për disa kohë në komisariat, duke mos njoftuar ambulancën.

Nga pamjet, shihen plagë të rëndë të dy kushërinjve në kokë e në trup. Sherri ndodh pasi këta të fundit, bashkë me disa banorë të zonës,  denoncuan se gurorja e cila administrohet nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja, po u dëmtonte banesat.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×