ZYRTARE/ Një sulmues portugez për PSG, përforcohen kampionët e Francës

Gonçalo Ramos ka firmosur me PSG. Sulmuesi portugez vjen nga Benfica dhe ka nënshkruar me kampionët e Francës në formën e huazimit për një sezon.

“Paris Saint-Germain njofton nënshkrimin e Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez 22-vjeçar bashkohet në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit” – Shkruan klubi. Ky afrim ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Luis Enrique.

22-vjeçari Ramos është aktivizuar në 30 ndeshje në Liga Portugal në edicionin që kaloi, ku ka shënuar 19 gola. Futbollisti është produkt i akademisë së Benficës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×