Festë dhe nderime, Argjentina fton Messi-n, gati ceremonia e lamtumirës

Pas disfatës në finale përballë Spanjës, Argjentina publikon listën e parë post-Botëror. Pavarësisht se Leo Messi ka njoftuar tërheqjen nga ekipi përfaqësues, “pleshti” ishte prezent në këtë listë, kjo pasi Federata Argjentinase ka vendosur të nderojë për herë të fundit Messin si lojtar, si kapiten, si legjendë e ekipit përfaqësues.

Argjentina do të zhvillojë këtë periudhë tre teste mjekësore, kundër Bolivisë, Burkina Fasos dhe Benin. Pikërisht në këtë miqësorë të fundit, kundër Benin, në program për t’u zhvilluar më 6 tetor, Federata Argjentinase ka ftuar Messi-n në mënyrë që kapiteni legjendar të nderohet nga tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Monumental”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×