VIDEO/ Rei Manaj nuk ndalet, gol fantastik për t’i dhuruar 3 pikë Sivassporit

Rei Manaj nuk e ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e 18-të sezonal me Sivasspor. Manaj ishte vendimtar për skuadrën e tij, teksa i dhuroi fitoren 1-0 në ndeshjen e kampionatit ndaj Konyaspor.

Në minutën e 86-të, 27-vjeçari me një goditje nga distanca, ia doli të mposhtë portierin kundërshtar. Ky gol vjen vetëm disa ditë pasi u nderua nga klubi me një çmim, pasi u shndërrua në lojtarin që ka shënuar më së shumti gola me fanellën e klubit turk brenda një sezoni.

Në ndeshjen e sotme, te Konyaspor luajti titulluar Sokol Cikalleshi, i cili nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Shanset që Manaj të jetë pjesë e listës së Europianit janë rritur ndjeshëm, pas paraqitjeve të këtij sezoni.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Rei Manaj nuk ndalet, gol fantastik për t’i dhuruar 3 pikë Sivassporit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook